Home LAJME Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete politike

Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete politike

0
Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete politike

Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit.

Ata dyshohet se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

Sipas njoftimit të Policisë, suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here