Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të gjitha vendvotimet në 21 komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë hapur.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nëpërmjet një konference për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, njofton Klankosova.tv.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, tha Elezi.
Elezi tutje tha se të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime.