Home LAJME KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor nëpër 21 komuna

KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor nëpër 21 komuna

0
KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor nëpër 21 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.

Të dielën mbahet raundi i dytëi zgjedhjeve lokale, ku 42 kandidatë do të përballen në balotazh për të fituar mandatin e kryetarit.

Fushata zgjedhore për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga 8 deri më 12 nëntor.

Procesi i votimit do të mbahet në 66 % të vendvotimeve.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.

Qendrat e votimit do të hapen nesër duke filluar nga ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për qytetarët deri në ora 19:00./FronOnline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here