- Reklama -

E ndjeku me thikë që ta vrasë pasi refuzoi t’i shërbente birrë, Gjykata e Prizrenit merr vendim

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim t’i caktohet masa të pandehurit R.K, i cili po dyshohet me veprën “vrasje në tentativë”.

Kjo gjykatë, me anë të një komunikate për medie, ka bërë të ditur se të dyshuarit iu është caktuar një muaj paraburgim, derisa ka parashtruar edhe provat nën të cilën është marrë vendimi, shkruan lajmi.net.

- Reklama -

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.12.2021, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Se më datë 11 nëntor, në orët e mesnatës në Prizren, në një lokal, për shkak të një ngatërrese rreth shërbimit në lokalin në fjalë, pasi i dëmtuari refuzon të shërbej të pandehurin R.K., me pije – birrë, i njëjti e nxjerrë thikën, me dashje ndërmerr veprim me qëllim të vrasjes, me thikë e ther në bark të dëmtuarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e së cilës viktima dërgohet në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe e më pas dërgohet në QKUK- në Prishtinë në tretman urgjent mjekësor”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort