Një person u ther me thikë mbrëmë pas mesnate në rrugën “Njazi Alishani” në Prizren dhe është në rrezik për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 23-vjeçari që u ther dhe i dyshuari ishin në gjendje të dehur kur ndodhi rasti. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy palët kishin mes vete.
Tutje Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe sipas mjekut, i njëjti është në rrezik për jetë.