Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 06 nëntor 2021, rreth orës 14:25, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Mercedes ( kamionë t) me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “NexhatFanaj”, lagjen Bajram Curri në Prizren dhe ky vozitës kur arrin përball shkollës fillore “Fatmir Berisha”, e godet femiun (nxënësin) qe kishte qene duke lëviz ne at pjesë te rrugës dhe pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet ne drejtim te pa njohur.
Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.
Prindi e dërgon ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi.
Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim e DRP-së në Prizren.