Home PRIZRENI ME RAJON Tek “Ura e Kaltër e Dashurisë”, fillon largimi i drynave të çifteve

Tek “Ura e Kaltër e Dashurisë”, fillon largimi i drynave të çifteve

0
Tek “Ura e Kaltër e Dashurisë”, fillon largimi i drynave të çifteve

Një ndër vendet që më së shumti vizitohet në Prizren afër “Shatërvanit” është “Ura e Kaltër e Dashurisë”, që më herët është quajtur “Ura e Naletit”.

Në vitin 2015 si pjesë e projektit “Aktivizimi kulturor dhe urban në Prizren”, realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, kjo urë mori emrin “Ura e Kaltër e Dashurisë” dhe u shndërrua në një atraksion të veçantë për shumë  vizitorë.

Shumë të dashuruar nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, kishin vendosur dryna në këtë urë, si një lloj betimi mbi dashurin e tyre si dhe besnikërin që do ta bëjnë ndaj  njëri tjetërit.

Cilat janë arsyet e largimit të drynave, a do të rivendosen përsëri, a do të largohen nga pesha e madhe duke rrezikuar këtë urë apo diçka tjetër, do ju njoftojmë pas pak. /tvprizreni.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here