Mërgimtarët vazhdojnë të japin kontributin në vendin ku jetojnë dhe veprojnë
Mërgimtarët shqiptarë vazhdojnë të shquhen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, duke dhënë kontributin e tyre.
Merita Xhaka, është shpallur Heroinë e Vitit nga Komuna Falkenberg në Suedi për punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme gjatë krizës së pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.
“Jam shumë e lumtur. Tani ndihem e qetë, por më herët isha aq nervoz sa i gjithë trupi kërceu. Faleminderit të gjithëve që më votuat”, është shprehur Merita.
Merita punon si kujdestare në akomodim special Solhaga dhe u nominua si Heroinë e Vitit me rastin e përpjekjes së saj në punë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ajo që nga vera e kaluar më 2020 mori përsipër kujdesin për pacientët me Covid19 ku përmes punës së saj së kujdesshme u sigurua që infeksioni të mos përhapej në masë të madhe.