Home PRIZRENI ME RAJON Drejtoria e Bujqësisë në Prizren thirrje për aplikim për subvencionim të prodhuesve të qumështit

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren thirrje për aplikim për subvencionim të prodhuesve të qumështit

0
Drejtoria e Bujqësisë në Prizren thirrje për aplikim për subvencionim të prodhuesve të qumështit

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, komuna e Prizrenit bën të ditur se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur publike për fermerët-blegtorët të cilët kanë aplikuar për pagesa direkte në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2021, për të përfituar nga subvencionimi i prodhuesve të qumështit për periudhën e parë janar – qershor 2021, me nga 0.06 euro/litër.

Kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Thirrje-per-aplikim-qumesht.pdf

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim deri më 11.11.2021. Dokumentacionet duhet të dorëzohen në zyren nr. 60 të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here