Edhe zyrtarisht, partia e komunitetit turk KDTP, do të mbështes kandidatin e LVV për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga kandidati Haskuka përmes një postimi në facebook, ku shihet ai dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka.
Postimi i plotë:
Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin.
Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit!
Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror.