Home EKONOMI “Zhdukja e 40 mijë eurove”, reagon Posta e Kosovës

“Zhdukja e 40 mijë eurove”, reagon Posta e Kosovës

0
“Zhdukja e 40 mijë eurove”, reagon Posta e Kosovës

Posta e Kosovës ka reaguar pas shkrimeve për zhdukjen e 40 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.

“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.

Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here