- Reklama -

Ndërron jetë në Gjermani, Shaban Bobaj, veprimtar i çështjes kombëtare nga Korisha

Të mërkurën në Gjermani, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare nga Korisha, Shaban Bobaj, bëjnë të ditur të afërm, miq dhe bashkëvendas të tij.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prizren, Faruk Dakaj, në një postim të tij në facebook kushtuar veprimtarit Shaban Bobaj, shkruan se i ndjeri një jetë të tërë e kaloi në shërbim të kombit.

- Reklama -

“Baca Shaban ishte njëri nga pesë themeluesit e fondit të tre përqindëshit në kuadër të qeverisë së Kosovës në mërgim, organizator i shumë demonstratave të shqiptarëve në qytetet e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi. Ishte njeri i urtë, intelektual, aktivist e punëtor.

Shaban Bobaj u lind dhe u rritë në Korishë. 18 vite nuk u kthye nga mërgimi në vendlindje, sepse ndiqej nga regjimi serb aso kohe, për shkak të aktivitetit politik dhe patriotik në Gjermani, bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Pusho i qetë baca Shaban!”, shkruan drejtori Dakaj.

Gjithashtu të ndjerin e kanë përkujtuar edhe të afërm, miq e bashkëpunëtorë të tij.

Ende nuk dihet dita se ku dhe kur do të varroset i ndjeri, Shaban Bobaj./tvprizreni.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort