Home LAJME “Loyola” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/e

“Loyola” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/e

0
“Loyola” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/e

Gjimnazi ‘Loyola” në Prizren, ka shpallur konkurs për dy vende të lira pune: një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane si dhe një mësimdhënës/mësimdhënëse të edukatës muzikore (me normë të plotë).

 Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:

 Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane (për një periudhë rreth tremujore, derisa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë, me mundësi vazhdimi për një kohë më të gjatë);

 Një mësimdhënës/mësimdhënëse të edukatës muzikore (me normë të plotë).

Kushtet që duhet të plotësohen:

 Diploma e fakultetit përkatës (është e pëlqyeshme grada master);  Letër motivuese;  CV;  Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);  Vërtetimin se nuk është nën hetime. Dokumentet shtesë: • Certifikata të trajnimeve; • Referenca etj.

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i. Ne mund të ofrojmë akomodim për personat që udhëtojnë nga qendrat tjera të Kosovës.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 14.11.2021, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: [email protected]. Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 44 434 087.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here