Home LAJME IKSHPK: Situata me Covid mund të përkeqësohet, respektoni masat dhe vaksinohuni!

IKSHPK: Situata me Covid mund të përkeqësohet, respektoni masat dhe vaksinohuni!

0
IKSHPK: Situata me Covid mund të përkeqësohet, respektoni masat dhe vaksinohuni!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar tek qytetarët të respektojnë masat anti Covid pasi situata me Covid mund të përkeqësohet.

Sipas IKSHPK-së, megjithëse situata në Kosovë vazhdon të jetë stabile, në rajon dhe më gjerë është përkeqësuar.
Nga ky institucion bëjnë thirrje për vaksinim pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet pandemia.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor” thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here