Home LAJME KQZ shpall rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë: LDK dhe PDK nga 206 asamblistë, LVV 193, AAK 120

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë: LDK dhe PDK nga 206 asamblistë, LVV 193, AAK 120

0
KQZ shpall rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë: LDK dhe PDK nga 206 asamblistë, LVV 193, AAK 120

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.

Sipas po këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.

Sa i përket votave për këshilltarë komunalë, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK 161,645 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asamblistë.

Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.

Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë pasi ka marrë 10,277 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here