VENDI 21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë TV Prizreni - November 3, 2021 0 03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!