Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Bersant Celina, mbrëmë ka dhuruar spektakël në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë të Anglisë e cila është zhvilluar mes skuadrës së Wycombe dhe asaj të Ipswich Town, ku përgjatë 90’ minutave protagonist ishte edhe prizrenasi.
Celina arriti të shënoi dy gola në fitoren e Ipswich si mysafirë me rezultat të thellë 4:1.
Ishte pikërisht mesfushori kosovar ai i cili e zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 27’, dhe e mbylli ndeshjen duke shënuar golin e fundit për Ipswich dhe të dytin personal në minutën e 90’+4 shtesë.
Celina është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ku në nëntë paraqitje në Ligën e Parë, ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar tre asistime.
🇽🇰🧙♂️ – 2 GOALS + MOTM! 🤩
Bersant Celina has scored 2 goals today for @IpswichTown and both of them were special!
📸 [@EdvarCelina]pic.twitter.com/PjDSCUq3Uw
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) November 2, 2021