Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare përsëri ka bërë thirrje publike të gjithë prindërve që janë banorë të Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për mbështetje financiare për fëmijët e tyre të cilët kanë lindur brenda vitit 2021.
Ky është njoftimi i plotë:
Sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës, Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021 dhe Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1,000,000 euro për fëmijët të cilët kanë lindur nga data 01.01.2021, thuhet në njoftim nga zyra për informim publik nga Komuna e Prizrenit./tvprizreni.net/
Kriteret e kualifikimit:
• Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit;
• Fëmija duhet të jetë i/e lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit.
Dokumentet që duhet të dorëzohen, formularin për aplikim, informacionet për vlerën e mbështetjes financiare, si dhe informacionet tjera për thirrjen mund të gjeni në:
https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/Thirrja-Publike.pdf
Aplikimi fillon më 25 tetor dhe mbaron më 5 nëntor 2021, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek objekti Adminitratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, në sportelet nga 1 deri në 5.
Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/KAMU-CAGIRISI.pdf
Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/JAVNI-POZIV.pdf