Home LAJME Tentim vrasje në Shkozë të Malishevës, shkrepin breshëri plumbash

Tentim vrasje në Shkozë të Malishevës, shkrepin breshëri plumbash

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pasditen e djeshme rreth orës 18:30.

Të arrestuarit dyshohen se kanë shkrepur breshëri plumbash në drejtim të një personi, në fshatin Shkozë të Malishevës.

Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

idhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here