Home PRIZRENI ME RAJON Vashat e KBF ” Junior-06″ nga Prizreni fitojnë derbin e javës kundër KBF AA” Kerasan” Prishtina

Vashat e KBF ” Junior-06″ nga Prizreni fitojnë derbin e javës kundër KBF AA” Kerasan” Prishtina

0
Vashat e KBF ” Junior-06″ nga Prizreni fitojnë derbin e javës kundër KBF AA” Kerasan” Prishtina

Në kuadër të javës së tretë të ligës së parë të femrave në basketboll, skuadra e KBF ” Junior- 06″ nga Prizreni ka mposhtur skuadrën KBFF ” AA Kerasan” nga Prishtina me rezultat 64:58 në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në palestren e sporteve ” Prizren Arena”.

Kjo ndeshje e arsyetoi epitetin e derbit të kësaj jave, pasi u zhvillua një lojë tejet interesante dhe dinamike nga të dyja ekipet rivale deri në fund të ndeshjes. Dy çerekët e parë të takimit i takuan skuadres mysafire, dhe pjesa e parë e përballjes së sotme u përmbyll me rezultat 28:20 nga mysafiret.

Mirëpo, që nga fillimi i çerekut të tretë, vendaset treguan lojë më të mirë por dhe më efikase, dhe ia dolën që në fund të takimit të përmbysin rezultatin e pjesës së parë dhe të arrijnë fitore të rëndësishme me rezultat 64:58.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here