Home LAJME Gjenden armë në veturën e ndaluar nga policia, arrestohen tre persona nga Lubinje e Epërme

Gjenden armë në veturën e ndaluar nga policia, arrestohen tre persona nga Lubinje e Epërme

0
Gjenden armë në veturën e ndaluar nga policia, arrestohen tre persona nga Lubinje e Epërme

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se sot, pas mesnatës aty rreth orë 00:30, zyrtarë policor gjatë realizmit të kryerjes së detyrave në fshatin Lubinje e Epërme, kanë ndalur për kontrolle një automjet te tipit WV Pasat me targa vendore, dhe gjatë kontrollit kanë gjetur në posedim ilegal të armës pronarin e automjetit dhe dy bashkudhëtarë.

Të dyshimtit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishek. Armëtu sekuestruan në cilësinë e provës.

Policia ndaloj menjëherë të dyshimtit, të njëjtit u intervistuan për posedim të armëve pa leje.

Ndaj të dyshimtëve M.B i lindur në vitin 1993, A.M i lindur në vitin 1989 dhe M.K i lindur në virin 2002, hetuesit policor ngritën kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje.

 

Në lidhje me rastin është informuar prokuroi i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here