Home LAJME Gastronomët e Malishevës paralajmërojnë rritje të çmimit të kafes

Gastronomët e Malishevës paralajmërojnë rritje të çmimit të kafes

0
Gastronomët e Malishevës paralajmërojnë rritje të çmimit të kafes
Foto: Astrit Hoti

Gastronomët në Malishevë përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se nga data 1 nëntor do të ketë rritje të çmimit të kafes.

Njoftimi i plotë:

Klientë të nderuar, siç edhe tashmë jeni të informuar për rritjet e vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe mungesën e tyre kohë pas kohe, veprime këto të cilat na kanë detyruar edhe ne si Gastronomi të ndërmarrim disa masa të reja.

Andaj ju njoftojmë paraprakisht se si rezultat i këtyre rritjeve nga 1 nëntori është vendosur njëzëri që dhe në komunën e Malishevës të bëhet rritja e çmimit të kafes, rritje kjo me një përqindje të caktuar, bazuar në rritjet e produktit bazë. Për hir të saktësisë dhe transparencës, Gastronomet e Malisheves do t’ju njoftonjë së shpejti për të gjitha ndryshimet e çmimeve.

Faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here