Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka deklaruar sot se procesi i kthimit është plotësisht i ngecur për shkak sipas tij që procesi i kthimit është plotësisht i ngecur për shkak të mungesës së një mjedisi të sigurt.
Rakiq është takuar sot me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid, me të cilën bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë.
Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar largimi i Listës Serbe nga institucionet kosovare.
Është vetë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i cili tha se Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet në Kosovë.
“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo [Lista Serbe] do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun, për RTS.
Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin.