Ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt i është vazhduar paraburgimi në Hagë.
Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin, Charles Smith II, shkruan lajmi.net.
Paraburgimi atyre u është vazhduar deri në marrjen e një vendimi pas pranimit të garancës nga Policia e Kosovës.
Kjo garancë, është kërkuar që të jepet deri më 26 nëntor.
“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet ndër tjera në njoftim.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve në rastin Haradinaj dhe Gucati ka dëshmuar gazetari Halil Berisha.
Ky i fundit tha se në këtë seancë po dëshmon pa dëshirën e tij.