Home LAJME Policia arreston 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash, sekuestrohen 125 mijë euro në disa qytete të Kosovës

Policia arreston 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash, sekuestrohen 125 mijë euro në disa qytete të Kosovës

0
Policia arreston 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash, sekuestrohen 125 mijë euro në disa qytete të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shpëlarje dhe falsifikim parash si dhe armëmbajtje pa leje.

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike ka zhvilluar aksionin në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Viti, Kaçanik si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga të dyshuarit janë sekuestruar 125 mijë euro si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

Të dyshuarit, A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here