Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Gjurkaj tha se dy prej personave të lënduar janë dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim, ndërsa personi i tretë është duke u mjekuar në spitalin e Gjakovës.
“Sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë – Rahovec në vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes të shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues duke kaluar në shiritin e kundërt qarkullues, dhe në atë moment kishte qenë duke qarkulluar në drejtim të Malishevës automjeti tjetër të cilën e godet direkt në pjesën ballore. Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur përpos dëmeve të konsiderueshme materiale në dy automjetet, po ashtu kanë pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe një bashkudhëtar. Dy persona të lenduar janë dërguar me autoambulacë në QKUK në Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar në Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”.