KRU “ Hidroregjioni jugor“ në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton konsumatorët se me datë 13.10.2021 prej ores 08:00-17:00 për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë do të nderpritet furnizimi me rrymë tek Stacioni i pompave në Korishë, si rrjedhojë e ndërprerjës së energjisë elektrike pa ujë do të mbetet fshati Malësi e Re.
Me kthimin në funksion të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra. Ju falenderojmë për mirëkuptim, thuhet në fund të komunikatës nga kjo kompani.