Home LAJME Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin  

Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin  

0
Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin   

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin e Prizrenit, Afërdita Morina Biffar, është pjesë e listës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, ajo ka thënë se unë jam kthyer nga Gjermania dhe jetoj me përditshmërinë e Prizrenit, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve në qytetin tim.

Ajo në këtë listë mban numrin 8, kurse LDK-ja 160.

Morina-Biffar, pas përfundimit të luftës ka punuar gazetare në disa media të Prizrenit.

Një kohë ka jetuar në Gjermani.

Morina-Biffar kërkon besimin e secilit qytetar.

Premton se do të jetë zëri i tyre.

“Zotohem se do të jem zëri i secilit qytetar në Kuvendin e Prizrenit ”.

Nëse zgjedhet kuvendare , ajo premton se do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prizrenit.

“Do të angazhohem fuqishëm në ngritjen e zërit për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prizrenit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here