Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të bëhet sapo ato të përmbushin kushtet.
Merkel ka deklaruar para gazetarëve pas samitit të BE-së për Ballkanin në Slloveni, se caktimi i një afati do ta vinte BE-në para një presioni.
“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, ka thënë Merkel.