Policia e Kosovës është përballë me një ngjarje të çuditshme dje.
Ajo njofton se ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata, ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
“Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata, ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.