Home LAJME Dëshmitari: Cali më ka rrahur vetëm një herë

Dëshmitari: Cali më ka rrahur vetëm një herë

0
Dëshmitari: Cali më ka rrahur vetëm një herë

Dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës, ka deklaruar se nga ky i fundit është rrahur vetëm një herë, ndërsa herëve tjera nga kolegët e tij.

Ai ka deklaruar se Cali ka mundur të ishte prezent derisa të tjerët po e maltretonin, në një stallë në Zllash. Dëshmitarit i janë prezantuar disa fotografi, duke e pyetur se a i njeh personat aty, derisa fotografitë nuk janë bërë publike për media.

Në pyetjen se a i kujtohet kush nga personat tjerë janë sjellë në atë stallë, dëshmitari ka thënë se “njerëzit ndërroheshin”, dhe se aty kanë qëndruar rreth 6 persona.

“Ka pasur edhe njerëz të tjerë se u dëgjoni bërtitmat e të tjerëve. Jam i sigurt se ka pasur edhe njerëz të tjerë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here