Home LAJME Burrit që vrau gruan me shufër metali i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

Burrit që vrau gruan me shufër metali i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

0
Burrit që vrau gruan me shufër metali i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

Nuhi Mavrovqanit, që e vrau gruan e tij, i është ulur dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burgim.

Nuhi Mavrovqani në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, por rasti është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

I akuzuari e kishte pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, por jo sipas aktakuzës ku thuhet se e ka bërë atë me vetëdije.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit 2020 pas një zënke që kishte nisur në familje e kishte goditur gruan e tij atëherë 34 vjeçare disa herë me shufër metalike derisa ia kishte thyer edhe kafkën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njofton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here