Humanisti, Halil Kastrati, e ka kaluar me sukses operacionin që i është nënshtruar së fundmi në spitalin ” Ortomedica”, nga kirurgu i mirënjohur, Hatim Baxhaku, i cili është asistuar nga djali i tij, Sylejmani, dhe ditën e sotme ai është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, njoftojnë burime të TV Prizreni.
Pas këtij intervenimi, gjendja shëndetësore e humanistit Kastrati, është stabile dhe ai gëzon shëndet të plotë. Po sipas këtyre burimeve, një intervenimi të ngjashëm nga kirurgu Baxhaku, i është nënshtruar në fillim të këtij viti edhe ish kampioni i botës në karate, Enver Idrizi./tvprizreni.net/