Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një lokal që është përfshirë nga zjarri pak minuta më herët.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, tha Ahmeti.Ajo tha më tej se për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.