Home LAJME Marrëveshja e Brukselit, sot fillon mbulimi i simboleve shtetërore të Serbisë dhe Kosovës me afishe

Marrëveshja e Brukselit, sot fillon mbulimi i simboleve shtetërore të Serbisë dhe Kosovës me afishe

0
Marrëveshja e Brukselit, sot fillon mbulimi i simboleve shtetërore të Serbisë dhe Kosovës me afishe

Nga sot hyn në fuqi mbulimi i simboleve shtetërore në targa të Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo e arritur në Bruksel, e cila do të aplikohet si masë e përkohshme derisa të vendoset një e përhershme.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka dorëzuar edhe doracakun se si duhet të mbulohen simbolet e Republikës së Kosovës në targa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa dy ditë më parë, u bë tërheqja e barrikadave në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak të vendosura nga serbët lokalë, e më pas edhe tërheqja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Tani këto dy pika për një periudhë dy javore do të kontrollohen nga KFOR-i.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here