Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit, Faruk Tahiri, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë “Atlantik Group” e cila është përfaqësuese e shumë brendeve për Kosovë, në kuadër të takimeve me komunitetin e biznesit. Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se në rast të marrjes së besimit nga qytetarët, do të angazhohet maksimalisht që Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik.
Njoftimi i plotë i kandaidatit, Faruk Tahiri:
Në kuadër të vizitave dhe takimeve me biznese, kisha kënaqësinë të isha në vizitë në Atlantik Group në Prizren.
I dëgjova hallet e tyre në lidhje me situatën pandemike në të cilën jemi dhe se si po arrijnë të kalojnë në këto kohë të vështira. U premtova se do të jemi zëri i tyre i fuqishëm në kuvend bashkë me kryetarin, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, dhe se do të jemi në mbështetje të veprimtarive prodhuese për të rritur ekonominë e vendit dhe të rajonit hap pas hapi.
Vlen të theksohet se gjatë qeverisjes 4 vjeçare, Komuna e Prizrenit ka liruar bizneset nga pagesa e taksës komunale në tërësi.
Pas reformave të shumta në periudhën katërvjeçare, së bashku me Kryetarin Prof. Dr. Mytaher Haskuka do të vazhdojmë punën tonë që në mandatin vijues Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset e mesme dhe të vogla janë shtyllë e qëndrueshme, jo vetëm për komunën, por edhe për zhvillimin e vendit.
Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet me 17 tetor. Bashkë #pabalotazh. Bashkë me 144.