Home LAJME Këta janë të arrestuarit që edhe më tutje mbesin në paraburgim

Këta janë të arrestuarit që edhe më tutje mbesin në paraburgim

0
Këta janë të arrestuarit që edhe më tutje mbesin në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajsh, nga 17 të arrestuarve, në rastin e “Subvencioneve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Me aprovimin e kërkesës së prokurorisë, masa e paraburgimit vazhdohet ndaj Bejtulla Pirës, Granit Abdylit, Valon Hotit, Enver Ibishit, Blerim Mulliqit, Kujtim Zariqit, Arsim Çelës, Habibe Dautit, Musa Nivokazit, Lulzim Hajdarajt, Blerim Asllanit, Afrim Abazajt, Halil Krasniqit, Daut Kabashit, Gzim Morinës, Kastriot Berishë dhe Fuat Morinës.

Ndërsa dy të dyshuarve të tjerë, Almir Abdurrahmani dhe Bekim Shalës iu është vazhduar edhe për dy muaj, masa e arrestit shtëpiak.

Përveç tyre, si rezultat i bashkëpunimit e “spiunimit”, masën e arrestit shtëpiak e gëzojnë së paku edhe dy të tjerë, të cilëve prokurori ua ka dedikuar statusin e dëshmitarit bashkëpunues, në këmbim të lirimit nga paraburgimi.

Ky veprim i prokurorit po konsiderohet nga disa të paraburgosur si kushtëzim i kundërligjshëm sepse masa e paraburgimit nuk do të duhej të ndërpritej vetëm për “spiunët” e prokurorisë, por edhe për ata për të cilët kanë pushuar arsyet për mbajtje në paraburgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here