Home RAJONI DHE BOTA Britanikët vlerësojnë Tiranën si qytetin më të lirë në Evropë

Britanikët vlerësojnë Tiranën si qytetin më të lirë në Evropë

0
Britanikët vlerësojnë Tiranën si qytetin më të lirë në Evropë

Tirana rezulton se është qyteti evropian më i lirë për të kaluar një pushim të shkurtër. Këtë e thotë Barometri 2021 i Postës Britanike që ka renditur koston për qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në Evropë.

Sektori për udhëtimet dhe paratë në Postën Britanike ka analizuar çmimet për 40 qytete të ndryshme në Evropë për Barometrin e saj vjetor mbi koston e qyteteve.

Në kërkim thuhet se në Tiranë një filxhan kafe kushton vetëm 0.61 paund dhe akomodimi për një fundjavë në një hotel me tre yje kushton 61 paund.
Si qytet i dytë më pak i kushtueshëm renditet Katovica në Poloni, ndjekur nga Vilnus në Lituani, Lisbona në Portugali dhe Riga në Letoni.

Në listën e çmimeve për Tiranën thuhet se një shishe birrë nga prodhuesit lokalë në bare kushton rreth 1.85 paund. Po aq vlerësohet dhe çmimi për një gotë verë. Një fakt, dreka për dy persona bashkë me verë thuhet se kushton 38 paund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here