Home LAJME Lajçak takon sërish Bislimin e Petkoviqin

Lajçak takon sërish Bislimin e Petkoviqin

0
Lajçak takon sërish Bislimin e Petkoviqin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar edhe një raund të takimeve individuale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimet me ta i ka zhvilluar pasdite, disa orë pasi ishte takuar për herë të parë me ta në Bruksel.

Po pritet që të mbahet një takim trepalësh mes tyre. BE-ja po pret që të ketë jo vetëm takim, por edhe gatishmëri të palëve për të arritur marrëveshjen. Prioritet i parë, sipas BE-së është ulja e tensioneve.

Takime në mëngjes me Bislimin e Petkoviqin ka zhvilluar edhe i deleguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here