Home LAJME Sllovenia pezullon vaksinën Johnson & Johnson

Sllovenia pezullon vaksinën Johnson & Johnson

0
Sllovenia pezullon vaksinën Johnson & Johnson

Sllovenia pezulloi sot (29 shtator) vaksinën e Covid-19 të Johnson & Johnson, tha ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar.

Kjo masë është marrë pas vdekjes së një gruaje të re, 20 vjeç, e cila ishte vaksinuar me Johnson & Johnson.

Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje midis vdekjes së 20-vjeçares dhe vaksinës.

Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm”, tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

Njoftimi i qeverisë sllovene ka të ngjarë të nxisë protesta në kryeqytet, Lubjanë, kundër vaksinimit dhe masave të koronavirusit.

Ashtu si shumica e Evropës Qendrore dhe Lindore, Sllovenia javët e fundit ka parë një rritje të infeksioneve. Vendi me rreth 2 milion njerëz ka vaksinuar plotësisht gati 48% të popullsisë, që është më e ulët se në shumë shtete të tjera të BE -së.

Sllovenia ka rekomanduar vaksinat Johnson & Johnson për të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç, ndryshe nga disa vende që e kanë kufizuar përdorimin e saj tek njerëzit e moshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here