Home PRIZRENI ME RAJON Totaj: Bashkë me bizneset si shtylla e zhvillimit, do ta forcojmë ekonominë e Prizrenit

Totaj: Bashkë me bizneset si shtylla e zhvillimit, do ta forcojmë ekonominë e Prizrenit

0
Totaj: Bashkë me bizneset si shtylla e zhvillimit, do ta forcojmë ekonominë e Prizrenit

Kandidati për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka vazhduar me vizita bizneseve prizrenase, duke vizituar kompaninë ” Sëiss pelet”, ka njoftura zyra për informim e PDK-së.

“Bizneset e Prizrenit kanë nevojë për mbështetje, përkrahje dhe bashkëpunim, gjë të cilën nuk e kanë pasur gjatë kësaj qeverisjeje.

Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj ka program specifik për përkrahjen e bizneseve dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të ekonomisë së qytetit.

Ndër shtyllat kryesore të programit tonë për zhvillimin e qytetit janë projektet për mbështetjen e bizneseve lokale dhe ndihmën për punëtorët e punëmarrësit për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë. Prandaj si qeverisje e ardhshme e Prizrenit do të krijojmë Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative dhe do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike të Prizrenit” u shpreh Totaj në këtë takim, thuhet në fund të komunikatës nga zyra për informim e PDK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here