Home LAJME Egesta, shkencëtarja shqiptare me një histori të suksesshme në fushën e kërkimeve mjekësore

Egesta, shkencëtarja shqiptare me një histori të suksesshme në fushën e kërkimeve mjekësore

0
Egesta, shkencëtarja shqiptare me një histori të suksesshme në fushën e kërkimeve mjekësore

Prof .Dr. Egesta Lopci, shkencëtarja që po jep kontribut për shërimin e sëmundjes së kancerit
Egesta Lopci është shkencëtare e njohur nga Shkodra e Shqipërisë, konkretisht studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore, hulumtuese në Spitalin e Milanos, transmeton albinfo.ch.

“Pa hulumtime shkencore, në çdo dy sekonda mund të vdiste nga një njeri nga kanceri deri në vitin 2030“, është shprehur ajo.

Së fundmi ajo është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit, transmeton tutje albinfo.ch.

Dr. Lopçi që prej 20 vjetësh jeton, studion e punon në Itali. Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, relatore për masterin e hematologjise pediatrike në “La Sapienza” në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Europiane të Mjekësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here