Home LAJME Sveçla pasi serbët refuzuan propozimin e komandantit të KFOR-it: E dëshmuan se s’janë të brengosur me forcat speciale

Sveçla pasi serbët refuzuan propozimin e komandantit të KFOR-it: E dëshmuan se s’janë të brengosur me forcat speciale

0
Sveçla pasi serbët refuzuan propozimin e komandantit të KFOR-it: E dëshmuan se s’janë të brengosur me forcat speciale

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla pas takimit me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për propozimin e komandantit të KFOR-it për situatën në veri.

Sveçla tha se nëse largohen barrikadat atëherë edhe prania e njësive speciale do të ishte e panevojshme. Por tutje ai ka njoftoi se kjo “ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar” nga siç i ka quajtur ai elementet ekstremiste, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, me këtë refuzim, serbët kanë dëshmuar se nuk janë të brengosur me praninë e forcave speciale në veri të Kosovës.

“Ne që nga dita e parë e kemi bërë të qartë që masat nga Qeveria e Kosovës nuk janë kundër qytetarëve të cilësdo përkatësi. Është përmbushje e obligimit ligjor, për sundim të renit e të ligjit. Angazhimi i njësive speciale nuk është bërë drejtuar rrezikimit të interesave të qytetarëve por për të mbrojtur pikat tona kufitare dhe personelin aty. Kemi parë ashpërsim të retorikës së autoriteteve serbe dhe strukturave paralele në Kosovë, të cilët kanë portretizu angazhimin e njësive speciale.

Ka qenë i nevojshëm ky hap. Duke qenë se KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave, njësia speciale do të ishte e panevojshme. Edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste. Me këtë refuzim e kanë dëshmuar se nuk janë të brengosur me praninë e forcave speciale dhe se qëllimet e tyre janë politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, tha Sveçla, shkruan Sinjali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here