Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal? Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.
Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e. Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.
Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021 Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: Letërnjoftim; Pasaportë; Dokument i udhëtimit; dhe Patentë shoferi.