Ne orët e mbrëmjes së të shtunës në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet. Njëri ka ndodhur rreth orës 19:30 ne Pllavë të komunës së Dragashit ku nje automjet ka goditur per vdekje një 70 vjeqarë , ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur tek Ura e Gjonajve të Hasit.
Sipas rreshterit Vesel Gashi rasti i dytë ishte vetaksident pasi automjeti ka rënë nga ura , ku për pasojë një person ka vdekur dhe dy te tjerë janë lënduar , njëri ne gjendje më të rëndë . Personat janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit ./tvprizreni.net/