Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për në orët e mbrëmjes mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, duke u deklaruar rreth tensioneve të krijuara në Jarinjë, dhe në komunat Zubin Potok dhe Zveçan.