Home LAJME Dëshmitari i dytë nuk e di nëse ka pasur qendër të ndalimit në Zllash

Dëshmitari i dytë nuk e di nëse ka pasur qendër të ndalimit në Zllash

0
Dëshmitari i dytë nuk e di nëse ka pasur qendër të ndalimit në Zllash

Gjykimi ndaj Salih Mustafës është duke vazhduar, ndërsa seanca është mbyllur për publikun për disa pyetje.

Ndërkohë, paraprakisht, dëshmitari i dytë u pyet nga avokati Von Bone rreth përfshirjes së strukturës ushtarake guerrile, BIA, brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Julios Von Bone: A ke takuar ndonjë vend tjetër jashtë Zllashit, për shembull në Prishtinë njerëz të BIA-s?

Dëshmitari: Jo nuk kam takuar. Unë për veti nuk e di që ka pas BIA diku tjetër përveç pjesës Operative të Llapit.

Julios Von Bone: Çfarë në të vërtetë di ti për BIA-n?

Dëshmitari: Nuk di ma shumë veç si Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Julios Von Bone: Cili ishte pozicioni i Rrahman Dinit?

Dëshmitari: Po sa e di unë, pozicioni i Rrahman Dinit ka qenë shef i stafit të brigadës aq sa e di unë. Shtabi i Brigadës ka qenë në shkollën e Zllashit.

Julios Von Bone: Njësia BIA a ishte në të vërtetë njësi që merrte pjesë në Brigadën 153?

Dëshmitari: Njësia BIA nuk ishte pjesë e Brigadës 153 por ishte pjesë e Operatives së Llapit.

Julios Von Bone: A kishte BIA autoritet mbi policinë ushtarake?

Dëshmitari: Nuk e di. Jo nuk besoj.

Më pas seanca ka kaluar në private për dy deri në tre pytje

Julios Von Bone: Me aq sa di ti a është mbajtur dikush në qendrën e ndalimit në Zllash?

Dëshmitari: Nuk e di që është mbajt. Nuk e di që ka pasur diçka të tillë.

Julios Von Bone: Por a ke dëgjuar?

Dëshmitari: Nuk kam dëgjuar asnjëherë.

Julios Von Bone: Ti ke qenë në atë kompleks. Atëherë kur ke qenë aty, a dëgjove ndonjë ulërimë, bërtitmë?

Seanca kaloi sërish në private

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here