Home LAJME Serbët nuk ndalojnë provokimet, vendosin sërish mbishkrime “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Serbët nuk ndalojnë provokimet, vendosin sërish mbishkrime “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”

0
Serbët nuk ndalojnë provokimet, vendosin sërish mbishkrime “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Derisa tash e katër ditë në veri të vendit situata është e njëjtë dhe serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë në Jarinje dhe Bërnjak, tjetër gjë është bërë në Novobërdë.

Mbishkrime “Mirësevini në Bashkimin e Komunave Serbe” janë vendosur në rrugët kryesore të Novobërdës, si shenjë proteste për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat e automjeteve që hyjnë në Kosovë nga shteti serb.

I njëjti mbishkrim është varur edhe në fshatin Koretishtë, ku jetojnë rreth 1 mijë serbë.

Një mesazh i ngjashëm ishte vendosur më herët edhe në fshatin Ranillug, në Graçanicë e në pjesën veriore të vendit.

Ndryshe në veri vazhdojnë të jenë të pranishme forca të shtuara të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për rendin dhe qetësinë në këtë anë.

Të njëjtit tash e katër ditë për 24 orë rresht janë të pranishëm në vendet e njëjta, në mënyrë që të mos ketë ndonjë incident të mundshëm.

Serbët po vazhdojnë të jenë të grumbulluar dhe të njëjtit shpesh herë provokojnë edhe me fjalë, apo këngë të ndryshme serbe në drejtim të policëve të Kosovës.

Të njëjtit vendosën bllokada të rënda në këto rrugë dhe kësisoj kundërshtojnë t’i largojnë ato duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheq vendimin në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here