Home LAJME AAK kundërshton vendimin e Qeverisë, të hënën iu jep pushim nënpunësve të vet

AAK kundërshton vendimin e Qeverisë, të hënën iu jep pushim nënpunësve të vet

0
AAK kundërshton vendimin e Qeverisë, të hënën iu jep pushim nënpunësve të vet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se të gjithë nënpunësit e kësaj partie do ta kenë pushim ditën e hënë për shkak të festës së Flamurit.

Me këtë njoftim, Shefi i GP të AAK-së ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë ku thuhet se të hënën nuk do të pushojë asnjë institucion shtetëror.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që më 30 nëntor, e hënë, të mos pushohet si herave të tjera – dhe kësaj radhe në solidarizim me punëtorët shëndetësorë.

Ky vendim është komunikuar nga kryeministri Avdullah Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, Hoti ka deklaruar se edhe aktivitetet për shënimin e Ditës së themelimit të shtetit shqiptar do të bëhen në përputhje me masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here