LAJME 7 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - September 21, 2021 0 21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781 Në total numri i rasteve aktive është 7.635. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!